Arkimed Lushaj – Stresi ditën e sotme (e mërkurë) është befasuar në Big Brother VIP Kosova.
Atij i është dërguar një dron mbi shtëpinë e famshme të Kosovës, ku thuhet: “Jemi me ty Shqipëri Etnike”.
Befasia duket t’i jetë bërë nga disa miq të ngushtë të artistit, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Ky është droni i parë që ka kaluar mbi shtëpinë e njohur, meqë deri më tani nuk është bërë ndonjë surprizë.
Stresi dukej i befasuar ndërsa pyeste banorët se kush e kishte bërë këtë, por pa aluduar në ndonjë emër.
36-vjeçari ndërkaq cilësohet një lojtar i fortë në këtë format, i cili në disa raste është zgjedhur edhe ‘lideri i shtëpisë’.
I fundit që u largua nga BBVK ishte Getinjo, që kërkoi nga produksioni të dilte me dëshirë pasi e kishte përfunduar misionin.
Ai theksoi se nuk ishte futur në Big Brother për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/