Shqipëria u ndal në një barazim pa gola përballë Republikës Çeke, me fatet e saj që do t’i luajë të gjitha në duelin me Ukrainën.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani foli për “DigitAlb”, duke u shprehur se është i lumtur për pikën e marrë në këtë takim, pasi Çekia është një skuadër e fortë.
“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Soucek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Soucek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira”, ka thënë fillimisht Asllani.
“Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë”.
“Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër
“Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, ka shtuar më tej ylli i Interit.