Site icon Telegrafi

“Jemi të burgosur mendërisht”, deklarata e Kanye West për skllavërinë që u keqkuptua nga njerëzit me ngjyrë

Kanyew West (Foto: getty Images)

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, së fundmi ka qenë shumë i përfolur në mediat botërore për një nga deklaratat e tij.

“Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri… çfarë 400 vjet? Kjo tingëllon më shumë si zgjedhje”, është shprehur ai për TMZ.

“Ne jemi të burgosur mendërisht”, ka shtuar tutje bashkëshorti i Kim Kardashianit.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Njerëzit me ngjyrë u dërguan me forcë nga Afrika drejt Shteteve të Bashkuara gjatë shekullit të 17-të, 18 e 19 dhe u shiten atje si skllevër, teksa deklarata e tij u cilësua fyese nga njerëzit me ngjyrë.

West u përpoq ta zbuste me mesazhet e mëparshme në “Twitter”, ku tregonte se fjalët i janë keqinterpretuar dhe se çështjen e katër shekujve e ngriti me arsyetimin që nuk mund të të burgosin mendërisht për një periudhë kaq të gjatë kohe.

 (Foto: Getty Images)

Tutje, ai u shpreh se në ditët e sotme, njerëzit po e zgjedhin skllavërinë vetë.

Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, i ka dalë në mbrojtje, lidhur me këto deklarata, të cilat i janë keqkuptuar nga publiku. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version