Rina Balaj vazhdon të mbetet njëra nga rap-artistet më të dashura të skenës muzikore.
Ajo edhe këtë vit ka qenë shumë e angazhuar me projekte të reja e po ashtu edhe me koncerte.
Bukuroshja nga Istogu ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Artistët Shqiptarë’, ku ka folur për jetën dhe karrierën profesionale.
Mes tjerash, ajo i është rikthyer edhe marrëdhënies me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.
Ndarja e tyre u përfol dhe bëri bujë të madhe në media e shtypin rozë, ndonëse 24 vjeçarja tha se u rikthyen sërish bashkë.
“Jemi rikthyer pasi jemi ndarë”, ka qenë një detaj që ajo zbuloi për fansat e publikun.
Sido që të jetë, ata po vazhdojnë secili me jetën dhe planet e tyre. /Telegrafi/