Paulo Dybala beson se Juventusi është në nivel të njëjtë me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern Munichun.
Bianconerët do të përballen me Porton në ndeshjen e dytë, pasi të parën e kanë fituar me rezultat 2-0.
“Prej se ka filluar Liga e Kampionëve ne kemi qenë në një nivel me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern Munich. Nëse kalojmë tutje do të jemi përsëri në të njëjtin nivel”.
“Po ashtu jemi në krye të kampionatit dhe kemi fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupë, dhe mendoj që në disa mënyra jemi duke u treguar më të mirë se këto ekipe”.
“Do të përballemi me këto ekipe në se nesër arrijmë të kalojmë tutje”.
“A mund të fitojmë? Në moshën që jam, në vitin tim të dytë, ta fitosh Ligën e Kampionëve do të ishte diçka e çmendur”.
“Kam bashkëlojtarë të jashtëzakonshëm që po ashtu kanë dëshirë që të fitojnë, lojtarë që tashmë e kanë fituar, që kështu ne jemi të mbushur për të triumfuar”.
“Dua të jem më vendimtar për Juven në Ligën e Kampionëve, sikurse që jam në kampionat”, ka thënë Dybala. /Telegrafi/