Telegrafi

Jemeni sulmon me raketë Arabinë Saudite

Mbrojtja antiraketore e Arabisë Saudite, shkatërroi sot një raketë në Riad të shkrepur nga Jemeni, njoftojnë mediat arabe.

Raketa u shkatërrua në veri të aeroportit “Mbreti Kaled” dhe askush nuk ka pësuar.

BBC raportoi se pranë aeroportit në Riad u dëgjua një shpërthim i fortë dhe sipas informatave të pakonfirmuara, ushtria saudite kishte zbuluar me kohë raketën balistike e lansuar nga Jemeni.

Sipas mediave, cak i sulmit ishte aeroporti i Riadit, transmeton KosovaPress.