Të paktën 25 rekrutë të policë u vranë dhe 60 u plagosën në një atentat vetëvrasës në Jemen, që shenjtëronte një qendër rekrutimi në juglindje të vendit, sipas një përgjegjësi dhe burimesh mjekësore
Grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS) mori përsipër këtë atentat kundër një qendre të policisë, pranë Moukalla, kryeqytet i provincës së Hadramout, ku xhihadistët e Al-Qaedas u larguan më 24 prill.
“Një kamikaz u infiltruar mes dhjetëra të rinj të mbledhur në një qendër rekrutimi në Fuwah, në zonën jugperëndimore të Moukalla, ku aktivizoi rripin e tij me eksplozivë duke vrarë të paktën 25 persona dhe duke bërë dhjetëra të plagosur”, deklaroi një përgjegjës i provincës.