Site icon Telegrafi

“Jelekverdhët” tentojnë të zaptojnë rezidencën e Macron

Rreth 40 jelekverdhë u përpoqën sot, por pa sukses, për të zaptuar Kështjellën e Bregançon, rezidencën verore të presidentëve të Republikës Franceze në Cote D’Azur, njoftoi sot për median kryebashkiaku i Bormes-les-Mimosas, François Arizzi.

‘’Xhandarmëria ka ndërhyrë për të bllokuar që në hyrje të qytezës së Cabasson rreth 40 jelekverdhë, ndërsa po përpiqeshin të drejtoheshin në Kështjellën e Brégançon”, saktësoi ai duke konfirmuar një informacion të gazetës lokale ‘’Var-Matin’’.

I kontaktuar, shërbimi për median i Elysée nuk ka pranuar të komunikojë vendin ku ndodhet aktualisht Emmanuel Macron për festat e fundvitit, ndërsa vjeshta u shënua në Francë nga revolta e jelekverdhëve, këtij kontigjenti të francezëve të varfër që ndihen të braktisur dhe të frustruar nga politika tatimore dhe sociale e qeverisë.

Exit mobile version