Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski deklaroi sot se jehonë më e madhe e votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në pjesët lindore dhe qendrore të vendit, ndërkohë që jehonë më e ulët është regjistruar në pjesën perëndimore.
“Më së shumti dalje për momentin për zgjedhjet presidenciale ka në Probishtip, 27,85, ndërsa dalja më e vogël për zgjedhjet presidenciale në Likovë 1, 76 për qind, mund të vërehet se në Maqedoninë Lindore dhe Qendrore, më shumë votues kanë votuar për zgjedhjet presidenciale se sa në Maqedoninë Perëndimore, ku përqindja është shumë e ulët. Sa u përket vendvotimeve që këtë mëngjes kishin probleme me aparatet teknike, në 3 vendvotime janë tejkaluar ndërsa në 3 do të vazhdohet votimi me UV lambë dhe sprej…”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksadnar Dashtevski tha se deri orën 11:00 dalja në zgjedhjet presidenciale është 12.87%.
Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatët për kryetar të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.