Site icon Telegrafi

Jehona Sopi u prit në takim nga presidentja Osmani: Jam e lumtur që vendi im përfaqësohet nga një femër e fuqishme

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, ditën e djeshme (e mërkurë) është takuar me presidenten e Republikës së Kosvës, Vjosa Osmanin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ajo thekson se është e lumtur që Kosova përfaqësohet nga një femër e fuqishme dhe se është krenare me të gjithë.

Jehona Sopi (Foto: Instagram)

“Jam e lumtur që vendi im përfaqësohet nga një femër e fuqishme. Krenare me njerëzit e mi, me vendin tim dhe me presidenten time”, ka shkruar Sopi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vjosa Osmani

Të dy zonjat shfaqen me kostume elegante teksa po respektojnë edhe masat kundër coronavirusit.

Jehona në anën tjetër viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë, e cila të fundit këngë e lansoi në shkurt të vitit që lamë pas.

“Jena Dashtë” u publikua në Ditën e Shën Valentinit dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime. /Telegrafi/

Exit mobile version