Telegrafi

Jehona Sopi prezanton dukjen natyrale, befason në imazhin pa grim

Ajo ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Fjala është për artisten e njohur shqiptare, Jehona Sopi, e cila prej më shumë se një viti nuk ka sjell këngë të re.

Derisa ka bërë një tërheqje nga muzika, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme.

Jehona Sopi (Foto: Instagram)

Biondja kësaj radhe ka vendosur të ndajë një fotografi tërësisht pa grim, e pa ndonjë filter.

“Pa u fenirat, pa grim e pa filter”, ka qenë përshkrimi i imazhit të ndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Megjithatë, ajo duket në formë të mirë përkundër pamjes natyrale e viteve që numëron.

Jehona Sopi (Foto: Instagram)

Kujtojmë që “Jena Dashtë” mbetet e fundit këngë e lansuar nga artistja Sopi, në shkurt të vitit vitit të kaluar. /Telegrafi/