Këngëtarja Jehona Lumi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“El amor” titullohet kënga e saj e re, e cila nga spanjishtja në shqip do të thotë “Dashuri”.
Kënga është ritmike dhe është punuar nga producenti Zzap, e ndërsa për tekstin është kujdesur vet Jehona.
Klipi i këngës ndërkohë është mjaft veror, në të cilin këngëtarja Lumi vjen me disa skena mjaft atraktive.
Për videon muzikore është kujdesur regjisori Visar Loku.
Jehona Lumi përndryshe është një këngëtare e re mjaft aktive në muzikë me prurje të shumta, të cilat deri më tani janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/