Në Komunën e Ohrit deri orën 17:00 jehona e votuesve për zgjedhjet presidenciale dhe lokale është 47.09 përqind, ose të drejtën e votës e kanë ushtruar 34.375 votues, njofton kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal i komunës së Ohrit, Klemen Kamnaroski.
Sipas tij procesi zgjedhor në Ohër po zhvillohet në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike.
Ndërsa në komunën e Novo Sellës jehona e votuesve deri në orë 17:00 është 43 përqind.
Ndërsa sipas KSHZ-së jehona e votuesve në nivel shtetëror deri në orën 17:00 ishte 38.23 përqind./Telegrafi/