Sipas informacioneve të vërtetuara, të marra nga vëzhguesit dhe nga zyrat rajonale të Asociacionit MOST, votimi zhvillohet pa pengesa dhe pa parregullsi të regjistruara.
Sipas të dhënave MOST, jehona e votuesve deri në orën 9:00 ka qenë 3.6 për qind ndërsa në orën 10:00 është 6.6 përqind, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) thanë se jehona e votuesve është 6.3 për qind ndërsa komunat më jehonë më të ulët ishte komuna e Vrapçishtit, Dibrës dhe komuna e Bogovinës.
Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë ndërsa fitues është garuesi që fiton më së shumti vota po vetëm nëse arrihet pragu zgjedhor, përkatësisht 723,252 votues./Telegrafi/