Jeffree Star gjatë ditës së sotme (e premte) ka rrëfyer sa i përket spekulimeve se ai kishte një aferë me Kanye West.
35-vjeçarja shpjegonte se kur u zgjua në mëngjes pa rrjetin duke eksploduar me emrin e tij dhe të reperit të njohur, shkruan Mirror.
“Jeffree Star është beqare dhe nuk kam fjetur me Kanye, nuk jam duke fjetur me askënd për momentin”, u shpreh ai.
Star pretendon se po të njëjtat aludime kanë ardhur si pasojë e shpërnguljes së saj nga Los Anges në Wyoming.
Kanye që një kohë të gjatë është duke qëndruar në Wyoming, pa Kim Kardashian apo fëmijët e tij.
Jeffre përndryshe shtoi se arsyeja e zhvendosjes së saj ishte hapja e një biznesi të ri, ndërsa nuk kishte të bënte fare me Kanye.
Ai po ashtu tregoi se aludimet erdhën nga rrjeti social Tik Tok, pasi e kishte përmendur reperin në një këngë në vitin 2019. /Telegrafi/