Telegrafi

Jeff Bezos është 50 miliardë dollarë më i pasur se çdo person tjetër në botë

Shefi i gjigantit të shitjeve në internet “Amazon”, Jeff Bezos, tani është 50 miliardë dollarë më i pasur se çdo person tjetër në botë.

Sipas revistës “Forbes”, aktualisht Bezos vlerësohet se vlen 143.3 miliardë dollarë, që është 50 miliardë më shumë se sa themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, i cili aktualisht vlerësohet mbi 93 miliardë dollarë.

Në kontekstin e miliarderëve të tjerë, diferenca prej 50 miliardë dollarëve është pothuajse e barabartë me të gjithë pasurinë e bashkëthemeluesit të “Google”, Sergey Brin ose vlera neto e Mark Cubaninit.

Vlera e pasurisë së Bezos është rritur me shpejtësi vitin e kaluar kur aksionet e “Amazon” arritën në 1,000 dollarë për aksion dhe aktualisht një aksion është duke u tregtuar me 1,750 dollarë, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, Bezos është kritikuar për mos dhurim nga pasuria e tij për bamirësi. Megjithatë, në qershor, Bezos, tha se ka vendosur të fokusohet në bamirësi.

Lexo po ashtu Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit më të madh social “Facebook”, Mark Zuckerberg, tashmë zyrtarisht është njeriu i tretë më i pasur në botë, duke u renditur pas Bill Gates dhe Jeff Bezos. Aktualisht pasuria Zuckerbergut vlerësohet në 81.6 miliardë dollarë. /Telegrafi/