Deri më tani, pesë ditë pas lansimit të Threads janë bashkuar mbi 100 milionë persona, një shifër kjo e cila vazhdon të rritet.
Në këtë listë gjenden persona nga fusha dhe industri të ndryshme, si teknologjia, auto-industria, shkenca, bota e filmave.
Listës së fundmi i është bashkuar edhe Jeff Bezos, pronari i Amazon, përcjell Telegrafi.
Njoftimin për regjistrimin në Threads, Bezos e kishte bërë nëpërmjet një postimi në profilin e tij.
“Çfarë ushqimi sugjeroni si një mëngjes i mirë ‘hangover’? Jam duke pyetur për një mik”, kishte shkruar Bezos në profilin e tij.
I shpejtë u tregua Mark Zuckerberg, drejtor ekzekutiv i Meta-s i cili e mirëpriti atë me një replikë, duke i thënë: “Gëzohem që je këtu!”.
Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacionit të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport. /Telegrafi/