Joe Allen zhvilloi një evropian fantastik me Uellsin dhe pak kush e kishte menduar se ai mund të largohet nga Liverpooli.
Allen e kishte kuptuar vetëm me një mesazh nga një shok në telefon se ai është shitur nga Liverpool drejt Stoke Cityt, pasi ai ishte në pushim në Ibiza.
Uellsiani ishte shitur për 13 milionë funte pas paraqitje së mirë më Uellsin ku shkoi deri në gjysmëfinale.
Pas katër viteve në Anfield, trajneri Jurgen Klopp kishte vendosur ta shiste.
Por ai ishe në deti, pushim pas Evropianit. Papritmas i vije një mesazh në telefon nga një shok i tij.
“Urime për kalimin tënd te Stoke City, i dashur Joe!”
Ai tregon se si u ndje pasi u shit nga Liverpooli pa asnjë paralajmërim.
“Ishte acaruese, sidomos sepse as që më kishin thënë nëse donin të më shisnin apo jo. Nuk kishte shumë komunikim dhe nuk mendoj se ishte mënyra e duhur për të bërë shitje e blerje”, – ka thënë Allen për “Telegraph”.
“Nuk ishte mënyra e duhur për të thënë ‘lamtumirë’, por kurrë nuk kam qenë njeri i ndjeshëm. Në Liverpool do të kisha luftuar për të luajtur në vazhdimësi dhe nuk e prisja se do të largohesha nga skuadra. Gjithsesi, jam entuziast për aventurën e re te Stoke City”, ka thënë Allen.
Ai e ka bërë tashmë debutimin zyrtar me fanellën e Stoke Cityt. /Telegrafi/