“Je gjysëm njeri” titullohet kënga më e re e Kolë Oroshit që e ka publikuar me videoklip.
Irkenc Hyka e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa Petro Xhori e ka shkruar tekstin.
Miksimi dhe masterizimi i “Je gjysëm njeri” është bërë nga Jojo.
Videon muzikore e ka realizuar Unix Production.
Kënga e re është një baladë e interpretuar shumë mirë nga Oroshi.
Kolë Oroshi më herët solli bashkëpunimin me Bleron me titull “Një ditë”.
Videoja e publikuar në muajin nëntor ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/