Site icon Telegrafi

“Je e pasur por s’ke nder, prandaj të la Mozziku”, Loredana i reagon komentuesit duke i thënë se mund ta blejë edhe atë

Loredana Zefi ka qenë shumë e komentuar së fundmi në media, në lidhje me jetën e saj private.

Pas deklaratave në lidhje me ndarjen e saj nga reperi Mozzik dhe replikat që mori nga ky i fundit, Loredana vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pikërisht për këtë temë.

Është kjo edhe një ndër arsyet që ajo është kryqëzuar së fundmi nga fansat në rrjetet sociale, të cilët e kanë sulmuar për karakterin – duke i thënë se janë vetitë e saj ato që e mbajnë larg Mozzikut.

Në videon e hedhur në Instagram, ku ajo paralajmëronte bashkëpunimin “Kein Wort” me Juju, Loredanës një fans i shkroi në gjermanisht: “Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”.

go

Dhe mesa duket i menjëhershëm duket të ketë qenë reagimi i Loredanës, e cila duket se nuk është mërzitur aq shumë për atë se çfarë ndjekësi i shkroi.

“Unë të blej edhe ty”, ka qenë përgjigja e Loredanës ndaj këtij komentuesi në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version