Telegrafi

“Je dashnia”, një klip plot emocion nga Yllka Kuqi

Këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi, ka publikuar projektin e ri të saj.

“Je dashnia” është kënga e re e publikuar nga këngëtarja që vjen edhe me videoklip.

Muzika dhe aranzhmani është punuar nga Florent Boshnjaku.

Teksti i cili flet për një histori dashurie është punuar nga Fatmir Muja.

Ky videoklip vjen me skena interesante dhe me një paraqitje të shkëlqyer të këngëtares.

Yllka shihet në lëvizje atraktive, ku tregon talentin e saj në vallëzim.

Këngëtarja shqiptare pritet të publikojë projekte të reja në vazhdim të verës. /Telegrafi/