Në Konferencën e Sigurisë në Munichut, zëvendëspresidenti amerikan ka folur në mënyrë kritike për çështjet e lirisë.
Ai ka vënë në shënjestër disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, shkruan skynews.
“Dhe, për fat të keq, kur shoh sot Evropën, nuk është gjithmonë e qartë se çfarë ndodhi me disa nga fituesit e Luftës së Ftohtë”, tha ai.
“Dhe ndoshta më shqetësuesja është se shoh drejt miqve tanë shumë të dashur, Mbretërisë së Bashkuar, ku tërheqja nga të drejtat e ndërgjegjes ka vënë liritë themelore të britanikëve që janë besimtar, në veçanti, në shënjestër”, ka pohuar Vance.
Zyrtari amerikan iu referua konkretisht 51-vjeçarit, Adam Smith-Connor, i cili u dënua në muajin tetor të vitit të kaluar për shkeljen e zonës së sigurt rreth një qendre aborti.
“Pasi forcat britanike të rendit e vunë re dhe kërkuan të dinin për çfarë po lutej, Adam u përgjigj thjesht se po lutej për djalin e palindur që ai dhe ish-e dashura e tij kishin abortuar vite më parë”, shtoi Vance.
Ndryshe, dënimi i Smith-Connor nuk lidhej me mendimet e tij ndërsa ndodhej në zonën e sigurt. /Telegrafi/