Telegrafi

Jazz fiton dhe barazon serinë ndaj Grizzlies, Philadelphia me triumf komod ndaj Wizards

Elita e basketbollit amerikan NBA është futur në fazën e ‘Play-Off’ ku po zhvillohen duele shumë interesante.

Lideri i sezonit të rregullt në Konferencën e Perëndimit, Utah Jazz është rikthyer në lojë pas humbjes në ndeshjen e parë.

Jazz kanë arritur të mposhtin Memphis Grizzlies me 12 pikë epërsi 141:129 për të barazuar serinë në 1-1.

Donovan Mitchell ishte shënuesi më i mirë të vendasit me 25 pikë, derisa me lojë të mirë u dallua edhe qendra Rudy Gobert që shtoi 21 të tjera dhe 13 kërcime.

Fantastik në këtë takim ishte edhe fundori Conley me 20 pikë e 15 asistime, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Bogdanovic (18), Clarkson (16) si dhe dyshja Ingles e O’Neale që shënuan nga 14 pikë.

Tek skuadra mysafire më i miri në fushë ishte fundori Ja Morant që shënoi 47 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e skuadrës së tij.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Philadelphia 76ers, që ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Washington Wizards me rezultat 120:95.

Joel Embiid me 22 pikë si dhe Ben Simmons me 22 të tjera ishin më meritorët për fitoren e 76ers që tani e shohin vetën në avantash prej 2-0 ndaj Wizards. /Telegrafi/

Rezultatet:

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 141:129 (1-1)

Philadelphia 76ers – Washington Wizards 120:95 (2-0)

New York Knicks – Atlanta Hawks 101:92 (1-1)