Telegrafi

Jay-Z thotë se nuk do t’u bëjë presion fëmijëve të merren me muzikë

(Foto: Instagram/Jay-Z/Beyonce)

Jay-Z ka bërë një rrëfim të rrallë lidhur me bashkëprindërimin me bashkëshorten e tij, këngëtaren e famshme, Beyonce Knowles.

Çifti kanë tre fëmijë bashkë, Blue Ivy (nëntëvjeçare) dhe binjakët trevjeçarë Sir dhe Rumi Carter. Ikona e repit tha se pandemia i bëri të ndiheshin më pranë njëri-tjetrit.

“Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet dhe me të vërtetë të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku dhe të merrja kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, ka deklaruar Jay-Z, transmeton TCH.

(Foto: Instagram/Jay-Z/Beyonce)

Reperi ka shtuar se nuk dëshiron që fëmijët të ndihen nën presion për të ndjekur karrierën e tyre në industrinë e muzikës.

“Nuk është: ‘Shiko ky është biznesi që do ta dorëzoj ty, që po e krijoj për ty’. Po nëse fëmija im nuk dëshiron të merret me muzikë apo sport? Nuk e kam idenë. Për sa kohë fëmija ndihet i mbështetur dhe i dashur, mendoj që gjithçka është e mundur”, kas shtuar ai.