Jay-Z është padyshim një ndër këngëtarët më të suksesshëm amerikan.
Reperi amerikan është pranë finalizimit të projektit të ri muzikor, i cili do të publikohet gjatë muajit janar të 2018.
Ai është gati të rrëfejë të gjitha mëkatet në videon e fundit muzikore.
Në fakt, bashkëshortja edhe këngëtarit 48-vjeçar, Beyonce është që përformon në videon e këngës.
Jay Z nxori një promo të video së re muzikore “Family Feud” ku duket se përfshihet në një çast të pakuptimtë, mes një kishe dhe skenave të seksit, që ka të ngjarë të përfaqësojë tradhtinë e pretenduar që reperi i ka bërë gruas.
Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit gjatë vitit të ardhshëm pasi që këngëtari ka paralajmëruar projekte të tjera në 2018-në. /Telegrafi/
https://youtu.be/88EB0TEGQDA