Telegrafi

Jay Z paguan shpenzimet e të arrestuarve gjatë protestës në Wisconsin

Jay Z (Foto: CNN)

Rep-artisti i njohur, Jay Z, u ka dalë në mbështetje të arrestuarve në protestën që u zhvillua në Wauwatosa të Wisconsin.

Protesta u organizua për shkak të vdekjes së Alvin Cole nga një polic, ndërsa kërkonin për drejtësi, shkruan CNN.

Jay Z së bashku me agjencinë Team Roc ka vendosur që të ndihmojnë, pasi mësuan nuk kishte asnjë akuzë kundër Joseph Mensah, që dyshohet se vrau Alvin.

(Foto: CNN)

Cole u qëllua me armë nga një polic, kurse ky i fundit kishte deklaruar se ka qenë vetëmbrojtje.

Prokurori i Qarkut, John T. Chisholm ka thënë se evidencat tregojnë se Mensah ka qenë i detyruar të qëllojë.

Alvin Cole (Foto: New York Post)

Por, për shkak se nuk është marrë asnjë vendim për policin, një grup njerëzish kanë protestuar, pasi edhe nëna dhe motra e Alvin janë arrestuar.

Ndërkaq, reperi amerikan së bashku me Team Roc po kërkojnë për drejtësi dhe nje prokuror special për të shqyrtuar rastin. /Telegrafi/