Këtë fundjavë, Jay Z performoi në Festivalin ‘Staffordshire’s V’, ku edhe nderoi frontmenin e Linkin Park, Chester Bennington, i cili u vetëvra muajin e kaluar.
Reperi kishte punuar me këngëtarin në vitin 2014 për albumin “Collision Course”, i cili arriti numrin e parë në top-listën e muzikës amerikane, ‘Billboard 200’.
Duke folur me turmën në festival, Jay Z pyeti: “A mund të kem pak dashuri për Chester sonte?”, transmeton Klan Kosova.
Për të shtuar pastaj: “Ju lutem bëni pak zhurmë, në mënyrë që ai t’ju dëgjojë nga qielli sonte”.
Vdekja e Bennington u njoftua më 20 korrik. Ai ishte 41-vjeçar.
Që nga vdekja e tij, shumë artistë e kanë nderuar këngëtarin e ndjerë, përfshirë Rihanna, Pharrell Williams e Coldplay.