Reperi amerikan, Jay Z, ka publikuar këngën e re rreth brutalitetit policor, si reagim ndaj vrasjes së qytetarëve me ngjyrë në SHBA.
Kënga me titull “Spiritual” flet për pikëllimin dhe zhgënjimin me Amerikën.
https://www.youtube.com/watch?v=1yd9YZrrlx0
“E kam shkruar këtë këngë para ca kohe dhe asnjëherë nuk e kam përfunduar. Punch më kishte thënë se është dashur ta publikoja kur vdiq Mike Brown, por me pikëllim i thash se ky problem është akoma aktual”.
“Ndjej dhimbje kur e di se vdekja e tij nuk do të jetë e fundit. Jam i pikëlluar me këtë Amerikë, është dashur të përparonim shumë. Por, nuk kemi përparuar”, ka thënë reperi.
Javën që lamë pas në internet u publikua një video, ku shfaqeshin dy policë të bardhë duke e mbajtur dhe gjuajtur me armë ndaj Alton Sterling në Louisiana, si edhe në Facebook u publikua një ‘live stream’ vrasja e Philando Castile. /Telegrafi/