Telegrafi

Jay Z flet pas konfliktit me motrën e Beyonce, tash e quan motër

Besojmë nuk e keni harruar momentin kur motra e Beyonce, Solange, grindej në ashensor me Jay-Z në vitin 2014.

Reperi ka folur gjatë intervistës së tij të fundit për këtë temë edhe pse gjatë këtyre viteve rezervohej të komentonte.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Sërish nuk dha shumë detaje apo arsyen e grindjes (atë që duan të dinë të gjithë) por tha se që prej asaj kohe nuk është konfliktuar kurrë me Solange, të cilën e konsideron motër.

Beyonce dhe Jay Z po shijojnë jetë të lumtur familjare pas lindjes së fëmijëve dhe kanë zvogëluar aktivitetin muzikor. /inTV/Telegrafi/