Telegrafi

Jay Z dhe Beyonce ofrojnë përkrahjen për Hillaryn (Foto/Video)

Kandidatja për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, u shfaq në skenë me superyjet Jay Z dhe Beyoncen para një turme të madhe njerëzish në Cleveland të premtën në mbrëmje, në tentim për të fuqizuar edhe më shumë fushatën elektorale.

Kandidatja e Demokratëve vazhdon ta ketë përkrahjen e madhe të yjeve të botës së shoubizit.

Hillay përqafon Beyoncen para performancës së saj në skenë. Foto: Reuters

Jay Z dhe Beyonce performuan disa hite të tyre në skenën e ngritur, ku edhe u bënë thirrje të gjithëve ta votojnë Hillaryn.

Valltaret e Beyonces bartën pantallonat që zakonisht i bart Hillary në përkrahje të saj. Foto: Twitter

Nga ana tjetër, Trump ka akuzuar Clintonin se po shfrytëzon fuqinë e yjeve për të fuqizuar fushatën e saj në shtete të ndryshme.

Për të mos mjaftuar përkrahja e yjeve të shoubizit, ekipi i Hillaryt ka konfirmuar se të dielën do të mbajë një tjetër paraqitje elektorale në Cleveland, ku do të jetë e shoqëruar nga mbreti i basketbollit, LeBron James, i cili është edhe ikona e gjithë Ohios pasi solli këtë vit titullin e kampionit të botës në basketboll.

“Fortë. Së bashku fortë. Ne mundemi”, brohoriti Jay Z i përkrahur nga publiku. Foto: Reuters

“Ohio jemi pranë historisë”, tha Jay Z pas performancës. “Jam këtu sepse respekti vlen. Respekti vlen për mua”.

“Ohio jemi pranë historisë”, tha Jay Z pas performancës. “Jam këtu sepse respekti vlen. Respekti vlen për mua”. Foto: Reuters

Zgjedhjet për president të SHBA-ve do të mbahen të martën. /Telegrafi/