Site icon Telegrafi

Javën tjetër lëshohet për qarkullim udhëkryqi që lidhë dy autostradat (Video)

Kohëve të fundit është folur për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, si vazhdimi i autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdare, dhe asaj “Arbër Xhaferi” deri në Han të Elezit, sikur edhe në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës për thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Për jetësimet e këtyre projekteve flet ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Sipas tij, këto projekte janë definuar në Samitin e prillit të Ballkanit Perëndimor dhe flitet për rrjetin bazik të Kosovës që përfshihet në shtrirjen e rrjetit pan evropian në Ballkanin perëndimor.

Sa i përket vazhdimit të autostradës deri në Merdare, Zharku thotë se deri në fund të shtatorit do të bëhet studimi i fizibilitetit për këtë rrugë e që i hapë rrugë kërkesës për investim. /Tribuna Channel/ 

Exit mobile version