Telegrafi

Javën tjetër arrijnë ekipet mjekësore nga Suedia dhe Sllovenia, do të ketë ndihmë edhe nga Gjermania

Javën e parë të muajit gusht përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë do të arrijë ekip mjekësorë nga Mbretëria Suedeze i përbërë nga dhjetë infermiere dhe një mjek.

Së shpejti pritet të vjen edhe një ekip mjekësorë nga Sllovenia.

Shpenzimet për udhëtim dhe akomodim të personelit mjekësorë do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Për ndihmën në fjalë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski kishte njoftuar Shtabin Kryesor të Krizës më 24 korrik në mbledhjen e 103-të, procesverbalet e të cilës u miratuan dje nga Qeveria.

Ndërsa nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është bërë e ditur se Berlini zyrtarë ka njoftuar se do ndihmojë vendet e rajonit me personel mjekësorë, ilaçe, mjete mbrojtëse dhe respiratorë