Ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz do të realizojë takimet e radhës me ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi i radhës në kuadër të bisedimeve për çështjen e emrit do të mbahet në javën që vjen. Kështu ka paralajmëruar vetë Kryeministri Zoran Zaev, në një konferencë shtypi të mbajtur sot./Telegrafi/