Presidenti Stevo Pendarovski do të takohet me Presidentin Francez, Emmanuel Macron në fillim të javës tjetër në Paris, njoftojnë burimet diplomatike për “360” gradë”.
Nga kabineti i presidentit thonë se nuk ka konfirmim zyrtar të takimit Macron-Pendarovski. Burimi i “360” gradë, megjithatë thonë se do të ketë takim, por po punohet për të përcaktuar detajet përfundimtare.
Takimi do të zhvillohet në margjinat e Forumit të njohur të Paqes në Paris, të planifikuar për të martën dhe të mërkurën. Pendarovski do të ketë mundësinë të dëgjojë drejtpërdrejtë qëndrimin e Macron mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të përcjellë personalisht argumentet dhe pritjet e vendit./Telegrafi/