Site icon Telegrafi

Javë vendimtare për të ardhmen e Hojlund, Atalanta pritet të fitojë shumë nga shitja e danezit

Janë orë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit të talentuar danez Rasmus Hojlund.

Ylli danez ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Serie A me fanellën e Atalantës, mund të transferohet në një skuadër të re në këtë afat kalimtar veror.

20-vjeçari ka shënuar 10 gola në 34 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane, që janë të gatshme që të investojnë shuma të mëdha për ta bërë të vetin lojtarin.

Lexo po ashtu PSG duket se ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes

Manchester United është një nga klubet që ka shfaqur më shumë interes për sulmuesin dhe pritet që këtë javë të ketë një takim mes palëve për të negociuar transferimin e Hojlund në Angli.

Vetë lojtari është i gatshëm për një transferim në ‘Old Traford’, ndërsa Atalanta synon që të arkëtojë rreth 60-70 milionë euro nga shitja e tij.

Lexo po ashtu Kane apo Hojlund? Ten Hag konfirmon se Man Utd po kërkon sulmuesin e duhur

Klubi italian po pret që gjatë këtyre ditëve të ketë edhe një ofertë për Hojlund nga skuadrat e tjera pasi edhe Inter, PSG, Bayern Munich dhe Real Madrid prej kohësh e kanë ndjekur futbollistin.

Gjithsesi largimi i tij nga Atalanta është mëse i sigurt dhe mbetet të shihet se ku do të përfundojë talenti danez. /Telegrafi/

Exit mobile version