Telegrafi

Javë me mot të qëndrueshëm, temperaturat shënojnë rritje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike vie si rezultat i masave anticiklonike të Azoreve që në këtë periudhë kohore këto masa depërtojnë rrallë herë.

Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Të martën –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë se dita e hënë.

E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

E enjte- Mot kryesisht i ngjashëm , temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius se ditët tjera.

E premte- Java përmbyllet me mot relativisht të ngrohtë, pasi që grafiku në fushat termike do të shënoj amplitudën maksimale të javës.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/