Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike, ndërsa parashihet të ketë diell shi erë dhe borë.
Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell.
Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënie të theksuar në fushat termike.
Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m/s.
Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica dhe apelohet që ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në rrugë. /Telegrafi/