Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.