Rodrigo De Paul është duke kaluar ditët e tij të fundit tek skuadra e Udineses.
Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A ku ka marrë edhe ftesë nga Kombëtarja e Argjentinës.
24-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha italiane.
Kësisoj Roma, Napoli dhe Inter janë tri skuadrat që po tentojnë transferimin e tij në janar.
Inter do ta largojë kroatin Ivan Perisic dhe si zëvendësues e sheh njërin mes Yannick Carrasco dhe De Paul.
Në anën tjetër edhe Roma pritet të lirohet nga sulmuesi Diego Perotti dhe synon zëvendësimin e tij me De Paul.
Sulmuesi anësor këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime.
Kjo ka bërë që vlera e tij të ngritët shumë dhe për ta lënë të lirë Udinese po kërkon mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/