Telegrafi

Java nis me një mot të acartë, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Të hënën Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -7ºC deri në 03ºC, në zonat e ulëta nga -3ºC në 10ºC dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 10ºC.

Era do të fryej në drejtim verilindor me forcë valëzimi deri në 5 ballë. /Telegrafi/