Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillin me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura pranverore.
Sipas IHMK-së nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/