Telegrafi

Java e nëntë mbyllet me dy ndeshje: Gjilani pret Lirinë, 89-shi përballet me Flamurtarin

Java e nëntë në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e shtunë dhe do të përfundojë sot (e diel) me dy ndeshje të tjera.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave do të zhvillohet në Gjilan e Mitrovicë.

Skuadra e Gjilanit e cila nuk di për humbje në tri ndeshjet e fundit do të jetë nikoqir e Lirisë së Prizrenit.

Për dallim nga Gjilani që nuk di për humbje, prizrenasit kanë pësuar tri disfata radhazi.

Bardh e kuqtë synojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa ‘Arpaxhikët’ për qëllim kanë të kthehen me pikë në Prizren.

Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Trepça ’89 do të jetë nikoqir i ekipit nga kryeqyteti Flamurtari.

‘Minatorët’ në pesë takimet e fundit nuk dinë për humbje duke marrë nëntë pikë.

Në anën tjetër Flamurtari pas katër fitoreve radhazi tani ka katër takime që nuk ka shijuar tri pikët.

Të dyja ndeshjet si në Gjilan ashtu edhe në Mitrovicë fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/