Ka përfunduar edhe një sezon me shumë befasi i “New York Fashion Week”, i cili u mbajt për shtatë ditë rresht në disa galeri dhe muzeume të qytetit njujorkez.
Shumë kreatorë të modës kanë sjell trendet e reja të modës për të dyja gjinitë, të cilat do të na shoqërojnë gjatë këtij viti kalendarik.
Disa prej koleksioneve të dizajnerëve kanë qenë në fokusin e fotografes shqiptare, Liridona Gjokaj.
Kjo e fundit tashmë ka publikuar në rrjetet sociale disa prej imazheve të shkrepura në pasarelat e ndryshme të New Yorkut, ku bije në sy edhe pozimi i modeles së famshme, Bella Hadid.
Kreatoret e modës edhe këtë rradhë kanë neglizhuar veshjet për personat me mbipeshë, gjë që ka bërë të marrin kritika të ashpra prej shoqatave të ndryshme.
Ndryshe, Gjokaj gjatë vitit të kaluar ka fituar çmimin e fotografes më të mirë në festivalin e filmit në New York. /Telegrafi/