Telegrafi

Java e futbollistëve të Përfaqësueses në Evropë, shënojnë gjashtë futbollistë të Kosovës para ndeshjeve të muajit mars

Java e futbollistëve të Përfaqësueses në Evropë, shënojnë gjashtë futbollistë të Kosovës

Ndeshjet e muajit mars janë shumë afër, ku Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë edhe kampanjën e kualifikimeve për Euro 2020.

Fillimisht Përfaqësuesja jonë do të përballet me 21 mars në një ndeshje miqësore me Danimarkën në Prishtinë.

Katër ditë më vonë, Kosova zyrtarisht fillon kampanjën për Euro 2020 ku do të përballet në stadiumin Fadil Vokrri me Bullgarinë.

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

E 10 ditë para ndeshjeve, futbollistë e Përfaqësueses së Kosovës janë duke kaluar nëpër një formë fantastike me klubet e tyre.

Milot Rashica ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij Werder Bremen 3-1 ndaj Schalke 04.

Vushtrriasi ka shënuar dy gola në këtë sfidë duke shkuar në koutën e gjashtë golave në Bundesliga.

Vedat Muriqi (Foto: Rizespor/Twitter)

Me dy gola ka kontribuar këtë javë për Rizesporin edhe sulmuesi Vedat Muriqi, në fitoren 3-0 ndaj Kayserispor.

Ndërkohë në Zvicër me dy gola ka shkëlqyer edhe Benjamin Kololli që i siguroi skuadrës së tij Zurich një barazim 2-2 në udhëtim te Thun.

Benjamin Kololli. (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Arbër Zeneli në Ligue 1 me golin e shënuar i ka siguruar Reimsit një barazim të artë në udhëtim te Dijoni.

Edhe pse luan si mesfushor, gol ka arritur të shënoj këtë javë edhe Herolind Shala me skuadrën e tij Valerenga ndaj Tromsos.

Arber Zeneli duke festuar golin ndaj Dijon

Mesfushori fantastik i Kosovës realizoi një gol të bukur në minutën e 28-të në fitoren 2-0 të skuadrës nga kryeqyteti norvegjez.

Herolind Shala (Foto:Valerenga)

Golin e ka gjetur edhe Florent Hasani këtë javë në Hungari, ku ka realizuar në fitoren e skuadrës së tij DVTK ndaj Puskas Academy.

Florent Hasani

Për 22-vjeçarin goli ndaj Puskas ishte i pesti këtë edicion në elitën e futbollit hungarez. /Telegrafi/

Vedat Muriqi

 

 

 

Arbër Zeneli

 

Milot Rashica

Herolind Shala

Florent Hasani

Benjamin Kololli

https://www.facebook.com/teleclubsport/videos/350955405513886/?t=10