Mot i butë parashihet të mbretëroj edhe në ditët e fundit të shkurtit, duke kaluar nga marsi. Fillimisht do të ketë vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Sot do të jetë mot i butë dhe me erë, më shumë vransira paradite kurse gjatë ditës intervale me diell.
Temperaturat sot do të sillen nga 7 deri në 15 gradë Celsius.
Nga dita e mërkurë do të dominojnë më shumë vransirat mbi vend që ditën e enjtë dhe premtë sjellin kushte edhe për reshje të dobëta lokale shiu.
Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.
Shkaku i këtyre erërave më të theksuara koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta gjatë kësaj jave.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira në pjesën më të madhe të vendit. /Telegrafi/