Site icon Telegrafi

Java e 30-të në Ipko Superligë: Prishtina pret liderin në kryeqytet, Gjilani synon fitore ndaj Drenicës

Java e 30-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme, ku në program janë paraparë për tu zhvilluar dy takime.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro do të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Drenicës.

Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve të plota, edhe pse kanë objektiva krejtësisht të kundërta me vendasit që duan tri pikët për të vazhduar garën për titullin dhe mysafirët që janë në kërkim të pikëve për mbijetesë.

Si Gjilani ashtu edhe Drenica futën në këtë takim pas fitoreve që morën në mesjavë dhe motivi tek të dyja skuadrat është jashtëzakonisht i madh.

Takimi mes këtyre dy ekipeve pritet të fillojë me fillim nga ora 17:00 në stadiumin qytetit në Gjilan.

Vetëm një orë më vonë, pra nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet zhvillohet njëri nga derbit më të mëdhenj në Kosovë.

Skuadra më e trofeshme kosovare Prishtina do të jetë nikoqir i liderit aktual të Ipko Superligës, Dritës.

Kryeqytetasit duan të rikthehet te fitoret pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeteshin në garë për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Drita ka vetëm një mision nga ndeshja me Prishtinën dhe ai është që të rikthehet në Gjilan e pamposhtur.

Derbin e javës mes Prishtinës dhe Dritës do ta referojë gjyqtari Dardan Çaka me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa i katërti do të jetë Vigan Ibërdemaj. /Telegrafi/

Ipko Superliga e Kosovës

E diel

17:00 Gjilani – Drenica

18:00 Prishtina – Drita

E hënë

17:00 Feronikeli – Ballkani
17:00 Llapi – Flamurtari
17:00 Dukagjini – Trepça ‘89
17:00 Vushtrria – Ferizaj

Exit mobile version