Xhiroja e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje shumë të zjarrta.
Në Gjilani do të zhvillohet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.
Pavarësisht formës së skuadrave dhe ecurisë së tyre në këtë derbi nuk mund të cilësohet asnjë skuadër favorit.
Drita në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi 3-1 ndaj Besës dhe 0-1 ndaj Feronikelit në udhëtim.
Kampioni në fuqi vetëm me tri pikët nga kjo ndeshje do ta ruajë pozitën e parë në tabelë.
Në anën tjetër Gjilani nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku ka katër barazime dhe një humbje.
Skuadra e udhëhequr nga Bylbyl Sokoli është në kërkim të pikëve, pasi nëse nuk i arrinë ato rrezikon edhe rënien pasi diferenca me Drenicën është vetëm tetë pikë.
Kurse, interesant pritet të jetë edhe në Podujevë aty ku Arbëria në cilësinë e vendasit do të pres Ballkanin.
Të dy ndeshjet startojnë në ora 13:00. /Telegrafi/