Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.
Gjatë të mërkurës u zhvilluan tri ndeshje të xhiros së 21-të, ku rezultatet ishin të pritura.
Ballkani mposhti 3-0 Ulpianën, Drita fitoi 2-1 në udhëtim te Malisheva, ndërsa Llapi përfundoi 4-2 me Feronikelin.
Pas këtyre tri ndeshjeve, sot është radha e dy takimeve tjera, ku të dyja janë interesante dhe zhvillohet nga ora 13:00.
Në ndeshjen e parë, Drenica e pret Prishtinën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Takimi tjetër zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku klubi me emrin e qytetit pret Dukagjinin. /Telegrafi/