Site icon Telegrafi

Java e 17-të në hendboll hapet me përballjen vushtrriase

(Foto: kosovahandball.info)

Ndeshja mes Vushtrrisë e Samadrexhës hap javën e 17-të në Superligën e hendbollisteve.

Kjo ndeshje është sot nga ora 17:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”.

Vushtrria është e dyta me 28 pikë, kurse Samadrexha mban vendin e shtatë me 12 pikë.

Të premten është ndeshja Jusuf Gërvalla – Istogu, që luhet nga ora 16.00. Istogu është favorit për të shënuar fitoren e 17-të rresht.

Të shtunën janë ndeshjet Prishtina – Vjosa e Kastrioti – Drita. Xhiroja mbyllet të dielën me ndeshjet Vëllaznimi – Shqiponja e KEK-u – Ferizaj.

Exit mobile version