Java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës starton sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Ballkani do ta ketë një udhëtim shumë të vështirë, pasi përballet me Drenicën në udhëtim.
Në pesë ndeshjet e fundit vendasit kanë bilanc të tmerrshëm pasi kanë pësuar po aq humbje dhe janë në kërkim të këndelljes.
Ndërkohë mysafirët nga Suhareka kanë marrë nëntë pikë në pesë takimet e fundit, duke shënuar tri fitore e dy barazime.
Takimi në Skenderaj pritet të jetë shumë interesant, pasi si Drenica ashtu edhe Ballkani kanë nevojë të madhe për pikë.
Ndeshje shumë interesante me fillim nga ora 13:00 zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjilani pas barazimit 0-0 me Llapin, është nikoqire e Malishevës dhe kërkon tri pikët.
Ndërkohë mysafirët në këtë takim vijnë pas fitores 2-0 ndaj Drenicës dhe kërkojnë të shkaktojnë befasinë. /Telegrafi/